TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 11:08

Operacioni i SPAK/ Dalin pamjet e drogës që 4 'kokat' shqiptare çonin për përpunim në Finlandë

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK/ Dalin pamjet e drogës që 4 'kokat'
Operacioni i SPAK

Katër grupe shqiptare që mbushën Finlandën me drogë u goditën nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, duke çuar në pranga 9 persona në territorin shqiptar dhe 2 të tjerë në kërkim. 4 kokat shqiptare të grupeve organizonin trafikun e drogës nga Shqipëria. 

Në fotot e publikuara nga mediat, mund të shihni amfetaminë e përpunuar në një kovë të zezë, një prej rasteve të goditura nga autoritetet finlandeze.

Në foto shihet një ambient i përshtatur si laborator për përpunimin e drogës dhe më pas nxjerrjen e saj në treg. Përpos kokainës dhe marjuanës, grupi ishte i fokusuar edhe në trafikun e drogës sintetike.  amfetamina në një kovë të zezë, pajisje për përzierje dhe tharje, si dhe tavolina ku substanca është shtrirë për tharje në kushte shtëpie. Gjithashtu, janë gjetur qese të mëdha me sheqer fermentimi, që dyshohet të jenë përdorur si lëndë për shtim të drogës. Substanca të tilla përdoren zakonisht për të rritur fitimin në trafikimin e drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu edhe pako me kokainë të markuara me logon “Lexus”, një markë luksoze makinash japoneze. Po ashtu, në foto shihet edhe kokainë e vendosur në dosa tavolina dhe sipër saj janë të gdhendura disa shkronja, apo me numrat 333.

Sa i takon drogërave sintetike, shihen dhjetëra pako të vogla plastike me, substancë që dyshohet të jetë alpha-PVP – një drogë sintetike shumë e rrezikshme, e njohur për shkaktimin e krizave ekstreme nervore dhe sjelljeve të dhunshme tek përdoruesit. Substanca është e ndaluar në shumicën e vendeve të BE-së për shkak të efektit të saj të fortë stimulant dhe rrezikut të lartë të varësisë.

Operacioni i SPAK/ Dalin pamjet e drogës që 4 'kokat'

operacioni i spak

Lini një Përgjigje