TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2023, 15:18

Publikohen pamjet, momenti kur arrestohet ‘Zoti i drogës’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, momenti kur arrestohet ‘Zoti i drogës’

Publikohen pamjet e operacionit të policisë për arrestimin e Alket Hatijës, i njohur në Itali si “Zoti i drogës”. 50-vjeçari nga Berati u arrestua sot në Durrës, pasi është dënuar në Itali me 20 vite burg për trafiku droge.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro. 50-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali.

 

 

Lini një Përgjigje