TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 14:30

Punëtori bie nga lartësia dhe përfundon në spital, procedohen penalisht dy inxhinierët në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Punëtori bie nga lartësia dhe përfundon në spital,

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Sauk të Ri, ku një punëtor ra aksidentalisht nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Si pasojë janë proceduar dy inxhinierët e subjektit, të moshave 22 dhe 24 vjeç. Gjithashtu, është shoqëruar në polici shtetasja me inicialet E. K., 55 vjeçe, me detyrë administratore.

Sipas policisë, 31-vjeçari i cili mbeti i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K., 22 vjeç, dhe A. H., 24 vjeç, me detyrë inxhinierë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetases E. K., 55 vjeçe, me detyrë administratore e një firme ndërtimi, pasi në Sauk të Ri, duke punuar në fasadat e një objekti të kësaj firme, ka rënë nga lartësia punëtori A. E., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje