Kronike26 Shkurt 2024, 16:06

Punonte për një kompani mirëmbajtje rrugësh në Milano, përplaset për vdekje 62-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

Punonte për një kompani mirëmbajtje rrugësh në Milano,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, në autostradën A7 në Milano, ku një 62-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një mjet tip polo.

Mësohet se 62-vjeçari punonte në një kompani e cila merrej me mirëmbajtjen e rrugëve dhe në momentin e aksidentit ai ka qenë në punë. Mjeti polo i cili aksidentoi shqiptarin drejtohej nga një 22-vjeçar nga Milano, i cili po udhëtonte në drejtim të Genovas.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit të urgjencës për ta shpëtuar 62-vjeçarin, fatkeqësisht fundi ishte tragjik dhe shqiptari ndërroi jetë.

Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimorë ku dhe po bëhet akt-ekspertimi i duhur për të arritur në shkaqet që sollën aksidentin tragjik.

62-vjeçari