Kronike28 Maj 2024, 10:21

Qarkullonte me armë dhe municione në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonte me armë dhe municione në makinë, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe municione në makinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. H., banues në Vlorë.

“Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Strike 13”. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në lagjen “29 Nëntori”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 13”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – M. H., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.