TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2025, 12:30

Qarkullonte me armë në mes të Tiranës, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonte me armë në mes të Tiranës, arrestohet

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë në makinë.

Sipas policisë, i arrestuari është Klevi Prodani, i cili rezulton person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë finalizuar me sukses operacionin policor me emër koduar “The Walker”, pas marrjes së informacionit se një person po qarkullonte me armë zjarri.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik në zonën e rrugës ‘5 Maji’, trupa policore i gjeti 32-vjeçarit një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua si provë materiale", njofton policia.

Lini një Përgjigje