Kronike14 Qershor 2024, 22:14

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte, humb jetën 35-vjeçari në Portin e Porto Romanos

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte, humb jetën

Një i ri ka humbur jetën teksa punonte në Portin e Porto Romanos në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia e Durrësit thotë se 35-vjeçari me iniciale K.M ka qenë duke punuar, kur edhe e ka zënë korrenti.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme”,  njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.