TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2023, 22:41

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, shkon në 3 numri i viktimave; ndërron jetë edhe shoferi i automjetit që ra nga mbikalimi

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, shkon në 3 numri i

Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në Tiranë. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe shoferi i automjetit tip “Audi”, i cili ra nga mbikalimi. Sipas informacioneve të fundit, ka ndërruar jetë në spital Klevis Ruçaj, 20 vjeç.

Aksidenti tragjik ndodhi pasdite te rrethrrotullimi i TEG. Një makinë tip “Audi A8”, theu bordurat mbrojtëse dhe përfundoi poshtë në autostradë, duke përplasur një tjetër makinë. Për pasojë vdiqën dy vajza që ishin brenda saj, ndërkohë që tani ka ndërruar jetë dhe shoferi.

Makina, e cila vinte nga autostrada me drejtim nga Farka ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, pasi ka arritur të thyejë bordurat metalike dhe ka fluturuar te korsia tjetër e autostradës, duke u përplasur me një mur betoni. Një prej vajzave ka dalë nga dritarja për shkak të forcës goditëse, por për fat të keq ka ndërruar jetë. Edhe vajza tjetër vdiq po në vend, ndërsa shoferi ishte në gjendje të rëndë, pro nuk ka arritur të mbijetojë.

"Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti tip "Audi" dhe automjeti tip "Honda".

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin K. R., 20 vjeç, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë Teg-ut, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip "Honda", me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin "Audi" si dhe ka humbur jetën disa orë më vonë në spital drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi K. R.
Nga aksidenti janë plagosur shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e shkakut të aksidentit si dhe vijon puna për identifikimin e dy shtetaseve që humbën jetën në aksident", njoftoi policia. 

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, shkon në 3 numri i

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, shkon në 3 numri i

aksidneti vdekje tirane

Lini një Përgjigje