
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në kuadër të aksionit për goditjen e grupit shqiptar të kokainës me shtrirje ndërkombëtare ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme.
Pasuritë e sekuestruara të grupit Çopja, mësohet se kapin vlerën e disa miliona eurove. SPAK ka njoftuar, se janë sekuestruar resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim. Gjithashtu janë sekuestruar 111, 800 euro, 4,000 dollarë dhe 880, 000 lekë.
"Resorte turistike: “A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës. Vila dhe apartamente: Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa: Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë. Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm). Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi. Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare: Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë. Shoqëri tregtare, Durrës. Shoqëri tregtare,
Rrogozhinë. Shoqëri tregtare, Durrës.
Automjete: Tre automjete.
Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit: Mbi 111 800 Euro Cash; 4000 USD 880.000 Lekë", thuhet në njoftimin e SPAK.
Lini një Përgjigje