Publikohet fotoja e 28-vjeçarit Aleksandër Matoja, i cili u arrestua në flagrancë teksa po tentonte të shiste dy pistoleta në zonën e Freskut në Tiranë, për anëtarët e një grupi kriminal që vepron në zonë.
Matoja u arrestua në zonën e Alliasit gjatë një aksioni të efektivëve të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet.
Aleksandër Matoja me origjinë nga Shkodra është person me precedent të mëparshëm penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai u kap me 2 pistoleta, të cilat do t’i shiste për 3500 euro secilën. Autoritetet dyshojnë se këto armë do të përdoreshin në ngjarje kriminale, megjithëse hetimet pritet të zbardhin të tjera detaje.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.
Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.
Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje