TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2025, 08:23

Roja i objektit në Vlorë u gjet i vrarë, publikohen pamjet nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Roja i objektit në Vlorë u gjet i vrarë, publikohen pamjet nga

Vlorë është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri. 

Sipas policisë, në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur i pajetë pranë banesës së tij 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë.

Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. 

Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen "Hajro Çakërri". Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

"Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje