TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 14:11

Rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO jep vendimin për vëllezërit Bushgjokaj

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO jep vendimin

GJKKO ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, Renis Dobra, trupin e të cilit e hodhën në liqenin e Shkopetit.

Bëhet me dije se akuzuarit e tjerë Petrit Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, nuk u paraqitën para gjykatës dhe verifikimi i masës së tyre është lënë në një tjetër ditë.

Në seancën me dyer të mbyllura, avokatët e dy vëllezërve kanë pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh, ndërsa nga ana tjetër dy vëllezërit kanë mohuar akuzat.

Avokatët e të dyshuarve, i janë drejtuar Gjykatës me pyetjen se cilat janë arsyet e ngritje së akuzës ndaj tyre për grup kriminal dhe sipas hetimeve, cila ka qenë arsyeja që ata rrëmbyen viktimën.

 

 

Lini një Përgjigje