TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2023, 15:38

"Rri sa ma afër bimëve, mos t’merrem me rob t’u fol kot"/ Zbardhen përgjimet e kultivuesve të kanabisit, komunikime edhe me radio

Shkruar nga Pamfleti

"Rri sa ma afër bimëve, mos t’merrem me rob t’u fol

Gjykata lë në burg 7 nga 8 punëtorët e arrestuar

Personi A: Kallxo i kanë pre a s’i kanë pre.

Personi B: Jo për Zotin hala si kan pre.

Personi A: Hiqi ç’ato tubat or burrë te kroi, çoi te tubat e Ahmetit.

Kjo është një nga dhjetëra bisedat e përgjuara nga Prokuroria e Posaçme mes kultivuesve të kanabisit në fshatrat e Krujës, të cilët shqetësohen për kontrollet e policisë në zonë dhe kërkojnë të fshehin gjurmët.

Me provat që konsistonin në përgjime dhe rastet e sekuestrimit të bimëve të kanabisit në terren përgjatë 3 viteve, Gjykata e Posaçme la këtë të shtunë në qeli pa afat, 7 nga 8 të arrestuarit.

Ndërkohë në dosjen e dërguar në Gjykatë, SPAK ka renditur edhe biseda ku kultivuesit këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të kujdesshëm me mjetet e komunikimit dhe të përdorin aplikacionet me internet dhe radio, nga frika e përgjimeve.

Personi A: Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afër bimëve ta di, mos t’merrem me rob t’u fol kot.

Personi B: Po unë të bëj mesazh në telefon a naj gjo?

Personi A: Po ça mesazh o burrë, po ke radion, se çitu jam ke karburanti.

Gjatë hetimeve për këtë dosje u asgjesuan në kohë të ndryshme bimë kanabisi të kultivuara, teksa hetuesit zbuluan se kultivuesit kishin krijuar sistem vaditje dhe punësuar njerëz për kujdesin e saj.

Lënda narkotike mbillej në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, në 5 fshatra, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Gjithashtu, SPAK thotë se ata u ndihmuan nga efektivë policie dhe kryepleq për evitimin e kontrolleve, teksa 5 persona të përfshirë në kultivim dhe trafik, janë ende në kërkim. /Klan

kanabisi pergjime

Lini një Përgjigje