TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2025, 13:26

Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë 287 mijë euro, ja kujt i përkisnin

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë 287 mijë euro, ja kujt i përkisnin

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Origjina’ që çoi në sekuetsrimin e 4 pasurive me vlerë 287 mijë euro.

Mësohet se këto pasuri ishin në pronësi të shtetasit Artan Leka, i dënuar me 9 vite burg në Itali për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Policia njoftoi se ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila kishte vendosur sekuetsrimin e dy apartamenteve dhe dy automjeteve në pronësi të 53-vjeçarit.

Njoftimi nga Policia

Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Pronari, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç.

4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje