TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2025, 11:53

Nga banakier në teknik në televizion, si u bë vrasës me pagesë Skerdi Tase; dëshmia në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Nga banakier në teknik në televizion, si u bë vrasës me

Skerdi Tase ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO, në kuadrin e procesit të njohur si ‘plumbi i artë’, ndërsa ka treguar detaje lidhur me Viron Tavanxhiun, i cili në kohën që i është bërë atentati Aredin Beharit në vitin 2017, kërkohej për një vrasje në Itali.

Ai thotë se edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë, për shkak se kishte kontakte në polici. 

“Kam punuar banakier në një lokal në Fier dhe më pas kam punuar edhe teknik në televizion po në Fier për 1 vit. Shokët që kisha ishin banakierë e kamarierë.

Ishte edhe Armando Mita një prej tyre. Kam patur shokë fëmijërie, jam rritur. Pas atentatit ndaj Aredin Beharit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici. Henriku më thoshte ç’punë ka ai kur ne se kryem dot.

Quhej Albert Pashaj, me sa mësuam më vonë, se në atë kohë s’e dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personit që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.

Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikun, Vironi më kishte treguar që merret me atentate.

Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. E dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit, të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin.

Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi.

Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në Itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë.

Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjellur hashash.

Mbaj mend që Henriku kishte marrë porosi nga një person që quhej Renato Salihu. Henriku mbante kontakte me Tarjon dhe Renaton. Unë bashkë me këto persona nuk kam qenë, por i kam të dëgjuar.

Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkol me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij.

Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakort që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë", tha ai.

Lini një Përgjigje