
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, në dëshminë e tij në GJKKO, në atë që njihet si dosja ‘plumbi i artë’ ka rrëfyer edhe tentativën e dytë të vrasjes së Aredin Beharit në vitin 2019.
Ai thotë se për vrasjen e Beharit do të merrnin 80 mijë euro. Duke rrëfyer momentin e atentatit, Tase tha se Beharin e qëlluan në momentin kur po shkonte në shtëpi në këmbë, pasi sapo kishte dalë nga lokali.
“Në vitin 2019 më kontaktoi sërish Henriku që kishte marrë një tjetër punë, po për Aredin Beharin. i kishte marrë një kapar prej 4 mijë eurosh për armët.
Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë, ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë re te atentati i parë. Në muajin prill të vitit 2019 nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali po shkonte për tek shtëpia në këmbë, iu afruam me makinë ku Riku e qëlloi. Pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua ku e gjete këtë kallash që ngec kështu. E dogëjm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam”, dëshmon ai.
Lini një Përgjigje