TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2025, 21:50

Sherr i dhunshëm mes tre personave në Ksamil, shkak marrja me qira e një Jet-Ski

Shkruar nga Pamfleti

Sherr i dhunshëm mes tre personave në Ksamil, shkak marrja me qira e

Një konflikt për marrjen me qira të një Jet-Ski ka përfunduar në përplasje fizike pasditen e sotme në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, lindur në Elbasan. Sherri nisi pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor, ndërsa degradoi në dhunë.

Të tre personat e përfshirë në konflikt, së bashku me disa të pranishëm, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, mësohet se vetëm pak ditë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese.

Lini një Përgjigje