
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke shpërndarë kokainë në Peruxhia. Dyshohet se ai është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë.
Aksioni u krye në zonën e San Sisto, ku i riu u pa teksa qarkullonte me një automjet. Pasi pa patrullën, ai u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal edhe të automjetit.
Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë. I riu ndodhet në paraburgimin e kazermave të ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias vërtetoi arrestimin.
“Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër trafikimit të drogës të kryera nga Karabinierët e Perugia-s në zonë, veçanërisht gjatë periudhës së festave zyrtare të gushtit”, njoftuan mediat italiane.
Lini një Përgjigje