Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes disa të afërmve në fshatin Kosharisht në Kukës.
Mësohet se babë e bir Mustrif dhe Besmir Murataj kanë dhunuar me sende të afërmin e tyre 50-vjeçar.
Policia informon se babë e bir 53 dhe 18 vjeç janë arrestuar, ndërsa bëhet me dije se sherri nisi për motive të dobëta.
Si pasojë e goditjeve me sende të forta, 50-vjeçari ka marrë dëmtime.
"Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:
M.M., 53 vjeç, dhe B.M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.
Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime", njofton policia.
Lini një Përgjigje