
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 64-vjeçar gjatë një konflikti që patën mëngjesin e sotëm në fshatin Çermë Sektor në Divjakë.
Mësohet se Ferit Balliu rreth 65 vjeç banues i Çermë Sektorit në njësinë administrative Tërbuf bashkia Divjakë është personi i plagosur. Agresori Lulzim Muça 44 vjeç gjithashtu banues në Çermë të sipërme u largua pas ngjarjes por është identifikuar dhe kapur nga policia.
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. M., 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin”, njofton policia.
Lini një Përgjigje