Kronike29 Prill 2023, 10:10

Sherri për një vajzë, arrestohet 37-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për një vajzë, arrestohet 37-vjeçari që

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një sherri të ndodhur mes disa personave në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Policia bën me dije se dy grupe personash janë përplasur me njëri-tjetrin dhe 37-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se shkak për sherrin të jetë bërë fakti se njëri nga djemtë ka ngacmuar të afërmen e një pjesëtari nga grupi tjetër.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua fizikisht me disa shtetas, dhe më pas qëlloi njëherë në ajër me armë zjarri, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, kishte ndodhur një konflikt, gjatë të cilit një shtetas, kishte qëlluar në ajër me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh. C., 37 vjeç.

Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

sherr vajze arrestim tirane arme zjarri