TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2026, 12:27

Shisnin armë zjarri në kryeqytet, zbulohet fotoja e tre anëtarëve të grupit kriminal 

Shkruar nga Pamfleti
Shisnin armë zjarri në kryeqytet, zbulohet fotoja e tre
Artur Brahimaj Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti.

Një grup kriminal që shiste armë zjarri në kryeqytet është goditur nga Policia e Shtetit. Për pasojë janë arrestuar tre anëtarë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Të arrestuarit janë tre personat në foto, Artur Brahimaj Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti.

Policia ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk. Armët të cilët dyshoheshin se vinin nga Fieri, shiteshin deri në 800 euro.

"Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje