
Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Forcat Operacionale në Fier.
I arrestuari me dy identitete pritet të ekstradohet drejt Italisë, ndërsa akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier”, njoftoi Policia.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Lini një Përgjigje