TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2025, 12:58

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, dy automjete përplasen dhe përfundojnë jashtë rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, dy automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Mësohet se dy automjete, një BMW dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë rruge pas goditjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve dhe lagështia në asfalt nga reshjet e fundit, çka ka bërë që drejtuesit të humbin kontrollin.

Efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Nuk raportohet për viktima, por po verifikohet gjendja shëndetësore e drejtuesve dhe pasagjerëve. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Lini një Përgjigje