
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet për shpërndarje droge.
Sipas policisë, i riu i identifikuar si Marko Xhafa shpërndante kokainë në doza në zona të ndryshme të këtij qyteti.
Lënda narkotike e gjetur gjatë kontrollit fizik u sekuestrua si provë materiale.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike të forta, në doza, në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin M. Xh.,32 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.
Lini një Përgjigje