Kronike24 Janar 2024, 13:28

Shoferja e dehur shkakton aksident në Rinas, plagosen 6 persona; mes tyre 3 të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Shoferja e dehur shkakton aksident në Rinas, plagosen 6 persona; mes tyre 3

Nurie Vejzi është arrestuar nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. 37 vjeçarja ka shkaktuar aksident në rrugën e Rinasit, pasi është përplasur me një tjetër automjet.

Për pasojë janë plagosur shoferi dhe 5 pasagjerët në makinën tjetër dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë të mitur.

“N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

aksident të plagosur