TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 10:30

U kapën me mbi 300 doza kokainë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me mbi 300 doza kokainë, arrestohen 3 persona në

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me mbi 300 doza kokainë.

Në pranga kanë rënë Bruno Xhaferaj, 30 vjeç, Agron Mema, 34 vjeç dhe Rediol Mekolli, 23 vjeç, të cilëve gjatë kontrolleve u janë gjetur 310 doza kokainë të gatshme për shitje.

Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën “Pap Gjon Pali II”, ku gjithashtu u kanë sekuestruar 5 telefona celularë.

Policia njofton se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

kokaine tirane 3 persona

Lini një Përgjigje