Kronike21 Nëntor 2023, 22:11

Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Durrës, makina përplas për vdekje një këmbësor

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Durrës, makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjeçar është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak/ Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën”, njofton policia.

aksident kavajë