TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2026, 13:54

Shpërndante kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndante kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Pamje nga arrestimi

Një 38-vjeçar, i cili shpërndante kokainë në zonën e Mëzezit, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni antidrogë të koduar "Destinacioni".

I arrestuari është A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, ai u kap pas informacioneve të siguruara nga puna operative e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi", që 38-vjeçari drejtonte në fshatin Mëzez, efektivët gjetën rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sipas hetimeve paraprake, droga ishte e ndarë në doza dhe dyshohet se ishte gati për t'u shpërndarë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi sasinë e dyshuar të kokainës, si dhe automjetin e përdorur nga i arrestuari.

Policia e Tiranës ka vijuar goditjet ndaj shpërndarjes së drogave të forta, duke finalizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, në kuadër të aksioneve kundër trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë operacionit, në fshatin Mëzez, u arrestua në flagrancë shtetasi 38 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga 38-vjeçari, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte bërë gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari.

Operacioni u zhvillua pas administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të cilët po vijojnë kontrollet për goditjen e shpërndarjes së drogës në kryeqytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore", njofton policia.

shperndante kokaine

Lini një Përgjigje