TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2025, 13:22

Shpërndate drogë, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndate drogë, arrestohet 17-vjeçari në

Një 17-vjeçar në Vlorë është arrestuar gjatë operacionit “Shqiponja” pasi u kap teksa po shiste lëndë narkotike, canabis sativa dhe kokainë.

Gjatë kontrolleve nga policia atij i janë sekuestruar 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Si rezultat, nga këto shërbime u bë e mundur kapja në flagrancë e një shtetasi të mitur, 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 39 doza cannabis sativa dhe 18 doza kokainë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë u bë arrestimi i 17-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje