TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2023, 07:54

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, 50-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, 50-vjeçari

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në banesën e tij në Selenicë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia bën me dije se bombula e gazit ka plasur aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D.G 50 vjeç.

"Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin", njoftoi policia.

vlore bombul gazi

Lini një Përgjigje