Kronike21 Maj 2024, 17:18

Shqiptari dhe gruaja e tij dhunohen barbarisht në mes të Athinës, 43-vjeçari tërhiqet zvarrë me makinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari dhe gruaja e tij dhunohen barbarisht në mes të Athinës,

Një çift shqiptar janë rrahur barbarisht sot në Athinë.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.