TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2024, 16:06

Shqiptari drejtonte grupin e kokainës nga burgu, arrestohen dy bashkëpunëtorët e tij në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari drejtonte grupin e kokainës nga burgu, arrestohen dy

Dy shqiptarë, përkatësisht të moshës 25 dhe 26- vjeç, të cilët akuzohen për trafik kokaine janë arrestuar nga policia e Rodos në Greqi.

Sipas Protothema, trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31- vjeç, i cili aktualisht është i burgosur.

Policia greke ka kryer kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.

31-vjeçari konsiderohet si “kreu” i grupit, ndërsa 25-vjeçari pas hetimeve rezultoi se ishte në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në vendin fqinj.

kokaine greqi shqiptar

Lini një Përgjigje