TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2024, 13:38

I shiti kokainë agjentit të infiltruar, arrestohet në Itali 31-vjeçari nga Durrësi

Shkruar nga Pamfleti

I shiti kokainë agjentit të infiltruar, arrestohet në Itali

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Vath Balla 31 vjeç lindur dhe banues në Durrës.

Policia e Shtetit thotë se ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Me date 12.06.2019 në Durres, shtetasi Vath BALLA f/n Vath, u ka shitur narkotikë, e ndarë në doza,  personave të ndryshëm. Me date 19.06.2019 në Durres, ai i ka shitur 4.5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim. Me datë 22.06.2019 po në  Durres, ai i ka shitur sërish, 5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim. Hetimet e mëtejshme kanë treguar se shtetasi Vath BALLA kishte rreth 5 kg of cocaine dhe 7 kg heroine të cilat donte t’i shiste”, thotë policia.

Lini një Përgjigje