
Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë, në Bolonjë.
Ai u arrestua pasi në muajin maj u padit nga bashkëshortja për dhunë në familje. 50-vjeçarit iu vendos masa e sigurisë arrest në shtëpi.
Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij.
Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.
Shqiptari u bëri kërkesën e pazakontë policëve italianë, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.
Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.
Lini një Përgjigje