TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 15:12

Vrasja në Vlorë, publikohen pamjet kur Rei Meta dhe Armando Meshau konfliktohen me grushte brenda qendrës së internetit

Shkruar nga Pamfleti

 Vrasja në Vlorë, publikohen pamjet kur Rei Meta dhe Armando Meshau

Ditën e sotme janë publikuar pamjet të sherrit mes Rei Metës dhe Armando Meshaut. Ata duket që po qëllojnë njëri tjetrin brenda qendrës së internetit në Vlorë ku ndodhi edhe ngjarja një ditë më parë.

Si pasojë e grushteve që mori, ndërtuesi Armando Meshau humbi jetën. 

I riu para hetuesve ka treguar se i pari që ka nisur konfliktin ishte viktima. Më tej, në dëshminë e tij, ai ka rrëfyer edhe konfliktin e hershëm që ka pasur me Armandon, që sipas tij ka lindur për një copë tokë që viktima kishte blerë, por që vetë Meta kishte hyrë garant për një person të tretë për ta blerë, duke pranuar se po kryente rolin e një sekseri.

"Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë kam shkuar ta takoja dhe i kërkoja lekët që më kishte premtuar", ka deklaruar Rei Meta. 

Më tej Meta u tha hetuesve se e ka goditur për vetëmbrojtje dhe pretendon se 55-vjecari humbi jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë object tjetër brenda internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë pas grushteve.

Lini një Përgjigje