TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 16:38

Si dështoi atentati ndaj Sanxhaktarit? “Zbërthehet” Nuredin Dumani: Më premtuan 200 mijë euro për ‘kokën’ e tij

Shkruar nga Pamfleti

Si dështoi atentati ndaj Sanxhaktarit? “Zbërthehet”

Zbardhen dëshmia të tjera të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO këtë të enjte në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Sokol Sanxhaktarit.

Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe përplasjen e dhe të pandehurve apo avokatëve në proces, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Mu premtuan 200 mijë euro nga Franc Çopja për eliminimin e Sanxhaktarit”, ka deklaruar ai por “porosia” nuk është kryer pasi atë ditë është vënë në pranga.

“Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çopja”, ka deklaruar ai.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca u shty për në datën 14 janar.

 

Lini një Përgjigje