Një 16-vjeçare në qendër të abuzimit trondit Policinë e Gjirokastrës; shefi i Krimeve në Përmet pezullohet, një polic përfundon në burg, tjetri shpallet në kërkim...
Skandali seksual në Përmet me një të mitur 16-vjeçare ka shkaktuar një “tërmet” në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, është pezulluar nga posti pas publikimit të videove ku protagonistë rezultojnë policët Pajtim Baka dhe Artur Ago, i fundit i filmuar duke kryer veprime të turpshme me të miturën.
Zyrtarisht mësohet se, lidhur me këtë skandal, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës ka pezulluar nga detyra shefin e Krimeve të Përmetit, Dhurim Çenko, dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj tij për shkelje të rëndë disiplinore, në bazë të Ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”. Këto shkelje konsiderohen me pasoja të rënda.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përmes Drejtorisë së Standardeve Profesionale, ka vendosur pezullimin e Çenkos deri në përfundim të hetimit disiplinor. Për të gjithë punonjësit e policisë të dyshuar si të implikuar, përfshirë dhe Çenkon, strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë–Gjirokastër janë vënë në dijeni.
Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Pajtim Bakën, kolegun e Dhurim Çenkos, ndërsa polici tjetër i Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago, është shpallur në kërkim./Pamfleti

Prandaj, një orë e më parë, të hapen shtëpitë publike, ku pervesët të “shfryhen” dhe femrat të shpëtojnë në një farë mënyre, nga përdhunimet…
Cfare jane keta këllira te ndyrë qe abuzojne me vajzen e tyre ne moshe?! Shkoni kapjuni gratë dhe vajzat nëse kanë.
Policia qe duam. Parti Edver jemi gati kurdohere.