Kronike20 Mars 2023, 15:54

Skandali/ “Bana King” batërdi me trafikun e kokainës, gjykata liron nipin e Trifon Muratajt

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ “Bana King” batërdi me trafikun e kokainës,

Lirimi i nipit të Trifon Murataj, është bërë pak kohë më parë, me pretendimin se ndaj tij përgjatë 1 vit hetime nuk janë gjetur prova që e implikojnë në trafikun e drogës nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë.

Bosi i trafikut të Kokainës Trifon Murataj ja ka dalë edhe këtë herë të mposhtë drejtësinë. Edhe pse kontejnerët që përdorte ai për bananet “Bana King” mbusheshin me kokainë, drejtësi është treguar sërish e pafuqishme përballë tij. Jo vetëm që nuk po e arreston dot, por duket se po i nxjerr nga qelia dhe ata që bënin trafikun e drogës në emër të tij.

“Ora News” bën me dije se gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit më parë për prezencën e një sasie prej 119 kg kokainë në kontinjerin e ngarkuar me banane.

Lirimi i nipit të Trifon Murataj, është bërë pak kohë më parë, me pretendimin se ndaj tij përgjatë 1 vit hetime nuk janë gjetur prova që e implikojnë në trafikun e drogës nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë.

Sipas gjykatës, Marson Murataj që në fillim kur është njohur me rastin ka mbajtur qëndrim bashkëpunues me autoritetet policore dhe për pasojë, trupi gjykues dhe vetë prokuroria kanë mbajtur qëndrim për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Zëvendësimi i masës së sigurisë ka sjellë dhe lirimin e Murataj nga qelia.  Po ashtu nga burgu ka dalë dhe njëri nga shoferët e arrestuar të kompanisë “Bana King”. Gëzim Kalaja, ka përfituar lirinë me të njëjtin pretendim, me të cilin është liruar dhe Marson Murataj.

Tashmë i vetmi që po vijon të qëndrojë në burg është shoferi tjetër i kësaj kompanie, Hasan Salihu. Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza e “Trafikut të narkotikëve” dhe pritet në vijim që ai të meret i pandehur. Ndërsa për Marson Murataj dhe Gëzim Kalanë, prokuroria e Tiranës do procedojë me pushimin e akuzave.

Pamfleti ka denoncuar disa herë se Kompania “ZICO Sh.A” e bananeve, e njohur me emrin publik “Bana King” vazhdon të mos preket nga SPAK, megjithëse është kompania “lider” në trafikimin e kokainës nga Ekuadori në Shqipëri, me 2 ton kokainë vetëm brenda vitit 2022.

Pronari Trifon Murataj, organizator i trafikut të kokainës, u lejua të arratisej 8 orë para arrestimit më 4 nëntor 2022, në marrëveshje mes ish-kreut të SPAK, Arben Kraja dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, me diktat nga të sponsorizuarit prej tij në pushtet, politikë e media.

Sipas informacionit, që ka rrjedhur nga zyra e Altin Dumanit te “veshët” e zyrtarëve të BKH, thuhet se mafia qeveritare ka urdhëruar që pasuria “Bana- King” e pronarit të saj, të mos preket para zgjedhjeve të 14 majit, ngaqë prej 10 vitesh është sponsor i fushatave e aktiviteteve të PS.

bana king kokaina trifon murataj