Kronike 7 Prill 2023, 15:48

Skandali/ Dështon sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, policia nuk gjen adresën e të pandehurës në “arrest shtëpie”

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Dështon sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit,

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit. Sot duhej të niste procesi i gjykimit, ndaj 10 të pandehurve dhe dy kompanive  të zhytura në afër, përkatësisht "Albetec Energy" dhe "Integrated Energy", por seanca është shtyrë për herë të dytë.

Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Pavarësisht se Zeqo ndodhet nën masën arrest shtëpie, për herë herë të dytë autoritet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë.

Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuar shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.

Më 30 mars, në GJKKO ishte planifikuar seanca e parë e gjykimit në themel, por edhe ajo dështoi për të njëjtat shkaqe, ku përveç mosnjoftimit të Zeqos, u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, dhe avokati i kompanisë "Albtec Energi shpk". Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30.

gjkko inceneratori policia