TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2025, 14:16

Të akuzuar si anëtarë të grupeve kriminale, ekstradohen tre shqiptarë drejt Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Të akuzuar si anëtarë të grupeve kriminale, ekstradohen tre

Tre shqiptarë, të akuzuar si anëtarë të grupeve kriminale janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali.

Bëhet fjalë për një 40 vjeçar, i akuzuar nga Gjykata e Breshias për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

Për një 41-vjeçar, i cili akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

Ndërsa shqiptari i tretë u ekstradua për llogari të Italisë është dhe një 33-vjerçar, i cili pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Tre të akuzuarit janë dorëzuar nën pranga në aeroportin e Rinasit në Tiranë ditën e sotme dhe u nisën me avion drejt Italisë, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

“Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit informuan se në bashkëpunim dhe me Interpol Romën, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria për në Itali të 3 shqiptarëve.

Të ekstraduarit janë E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; E. Zh., 41 vjeç, po për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; nga kjo gjykatë dhe K. N., 33 vjeç, nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje