TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2025, 14:20

Të dënuar me rreth 4 vite burg për drogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Të dënuar me rreth 4 vite burg për drogë, arrestohen dy

Dy persona të dënuar nga Gjykata e Tiranës për drogë dhe që ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar ditën e sotme nga policia.

Forca e Posaçme Operacionale njoftuan se në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në vijim të operacionit “Catch”, kapi dhe vuri në pranga dy të rinjtë e  shpallur në kërkim.

“D. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kurse J. H., 23 vjeç, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, po për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Për të dy rastet, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje