
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica që u vetëdorzuan dy ditë më parë në policinë e Shkodrës kanë dorëzuar dhe dy armë zjarri.
Mësohet se Sakicaj ka dorëzuar një pistoletë ngjyrë të zezë me mbishkrim Glock me krehër në dukje armë zjarri.
Edhe Samuel Troshani dorëzoi një armë zjarri në dukje kallashnikov me dy krehera të lidhur me njëri-tjetrin. Këto armë zjarri janë dërguar në laboratorin e policisë shkencorë për ekzaminim.
Burime shtojnë se këto armë zjarri dyshohet se janë të kategorisë sportive dhe jo në gjendje teknike për të kryer qitje municioni.
Dy personat janë me masë sigurie për një sherr të ndodhur në Shkodër ku u dhunua Vladimir Bruçi dhe pritet të dalin para Gjykatës se Shkodrës.
Ata janë marrë në pyetje edhe për masakrën e Dobraçit por kane mohuar përfshirjen duke patur edhe alibi për vendodhjen e tyre ditën e ngjarjes.
Kujtojmë se atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më pas në spital.
Lini një Përgjigje