Ky është Besnik Visha, vëllai i Lulzim Vishës i cili u qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Hasmëria është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.
Besnik Vishës ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domit në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë.
Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërkohë 48-vjeçari i identifikuar si Lulzim Visha ka mbetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.
Dyshimet kryesore lidhur me ngjarjen janë një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë, pasi para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
Policia e Shtetit është në kërkim të një mjeti tip “Porche”, pasi dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e sotme, dhe mund të jetë përdorur nga autorët.
Po ashtu një tjetër pistë që grupi hetimor ka ngritur dhe po e verifikon është ajo e një konflikti që dy vëllezërit kanë pasur në muajt e fundi me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.
Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator. Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Lini një Përgjigje