TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 11:46

Të moshuarit në Dropull u gjetën të pajetë në banesë, flet fqinja: Nuk kishin probleme, ishin çift i lumtur

Shkruar nga Pamfleti

Të moshuarit në Dropull u gjetën të pajetë në

Mbetet ende e paqartë se si humbën jetën bashkëshortët Ilia. Çifti i të moshuarve që u gjetën pajetë në banesën e tyre në Dropull, kishtin shenja dhune në trup.

Policia konfirmon se të moshuarit humbën jetën si pasojë e dhunës, por mbetet mister se kush e ushtroi këtë dhunë. Sipas policisë, dyshohet për krim në familje.

Në shtëpi nuk rezulton të mungojnë orendi dhe as nuk është përdorur dhunë për të hyrë brenda.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Fqinja e çiftit tha se ata nuk kishin fëmijë dhe se nuk njiheshin se kishin probleme mes tyre.

“Nuk është dëgjuar asnjë zhurmë, as nga unë dhe as nga fqinjët më afër shtëpisë. Këtë periudhë në zonë kemi pasur probleme me vjedhjen. Ata ishin një çift i lumtur, nuk kishin fëmijë e asgjë. Ishin për njëri-tjetrin”, tha fqinja për mediat.



Lini një Përgjigje