
Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë.
Ditën e sotme janë shënuar tensione në protestën e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës.
Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë.
Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat disa prej tyre.
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve.
Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve është mbledhur përpara ambienteve të komisariatit.
Lini një Përgjigje