TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2023, 11:19

Tentoi të fuste mbi 28 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim 50-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të fuste mbi 28 mijë euro të padeklaruara në

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Muriqan, pasi iu gjet një sasi parash prej 28 400 euro të cilat nuk i i kishte deklaruar.

Policia bën me dije se shuma e parave u gjet në automjetin me të cilin 50-vjeçari nga Kosova po lëvizte së bashku me të birin.

"Policia Kufitare e Muriqanit po zhvillon kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir).

Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

 

 

shqiperi 28 mije euro hetim

Lini një Përgjigje