TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 10:39

Nis seanca plenare, protestuesit ulen përpara godinës dhe iu bëjnë thirrje deputeteve: Dorëzoni mandatet!

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca plenare, protestuesit ulen përpara godinës dhe iu
Protestuesit ulen përpara godinës dhe iu bëjnë thirrje deputeteve

Ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare, protestuesit që janë mbledhur jashtë godinës kanë vijuar protestën, duke u ulur përpara gardhit metalik të vendosur nga policia për të rrethuar perimetrin e sigurisë.

Të ulur përballë Parlamentit, ata u kanë bërë thirrje deputetëve të dorëzojnë mandatet dhe t'u bashkohen protestës që, sipas tyre, është kundër qeverisë.

“Dorëzoni mandatet. Dorëzoni mandatet. Bashkohuni me ne”, dëgjohej të thërrisnin protestuesit në kor.

Gjatë protestës, qytetarët përsëritën edhe thirrje të tjera si: “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”, ndërsa kërkuan gjithashtu arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të opozitës, Sali Berisha.

Protesta vijon edhe pas nisjes së seancës plenare, ndërsa jashtë godinës së Kuvendit mbeten të pranishme forca të shumta policie dhe masat e sigurisë mbeten të shtuara pas përplasjeve që u regjistruan më herët mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.

Nis seanca plenare, protestuesit ulen përpara godinës dhe iu

 

Lini një Përgjigje