TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 13:24

Tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare, arrestohet shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare, arrestohet shqiptari
Ershad Kurtaj

Autoritetet britanike kanë ndaluar një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë 12 vjeçare.

I arrestuari është identifikuar si Ershad Kurtaj dhe ai qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar pa dokumente.

Sipas një video të publikuar në rrjetet sociale, Kurtaj shfaqet i ndaluar, teksa përballet me disa persona. Kurtaj, si emigrant i paligjshëm ishte strehuar në një prej hoteleve që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i përdor për akomodime të tilla, madje përfitonte edhe ndihmë financiare.

Nga video e publikuar, Kurtaj shfaqet i penduar, kërkon falje, dhe lutet që të mos deportohet në vendin e origjinës.

Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi çështjen

ershad kurtaj mbreteria e bashkuar shqiptari

1 Komente

  1. T
    Tilu

    Jevgu shkret (minoriteti egiptian ne shqipri dmth), kujtoi se ishte te fisi vet me ate qe beri, dhe tha mbase me i t’qame do me lenë. Jo re, hane 10 here ma te mire ciganet! E ka fajin shteti qe si ka kontrrollu e ti coj neper shkolla, qe te Ken nje nivel edukimi, se ata kshu e kan trraditen martohen qe 10-12 vjec, pastaj na thon e beri shqiptari.

    Lini një Përgjigje