TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2023, 09:05

Tjetër ngjarje e rëndë në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër ngjarje e rëndë në Itali, 20-vjeçari shqiptar
Pamje nga vendngjarja

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.

20-vjeçari shqiptar Griseld Topi banues në Noicattaro po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fortē makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.

Ju rikujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ështe e dyta brenda 24 orëve.

Ditën e djeshme një tjetër i ri shqiptar ka gjetur vdekjen. Viktima ishte 18-vjeçari shqiptar, Admir Hoti.

I riu ishte në makinë me të atin e tij gjatë përplasjes fatale rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Përplasja ka qenë aq e fortë e dy mjeteve sa ka shkaktuar edhe tragjedinë ku humbi jetën i riu dhe u plagos i ati.

Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.

griseld topi itali

Lini një Përgjigje